Ratko Mladiç përjashtohet nga Gjykata
22.11.2017 12:21
I akuzuari nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiç....

I akuzuari nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiç, është përjashtuar nga seanca ku do të shpallet vendimi për të, pasi ka filluar të bërtasë dhe të sillet kundrejt rregullave të përcaktuara nga gjykata për seancë.
Seanca për vendimin për rastin kundër Mladiçit ka filluar në orën 10:00, por leximi i tërësishëm i vendimit pritet të marrë rreth dy orë.
Kështu, Mladiçit filloi t’i humbë durimi, pasi minuta më parë ai u largua drejt tualetit dhe vonoi për pak kohë seancën, ndërsa kur u kthye bërtiti dhe shkeli rregullat në gjykatë.
Gjyqtari mori vendim që ai të largohet me forcë nga ulësja e tij.
