Maqedoni
“Konventa e Stambollit”, ekziston klimë pozitive për ratifikim
22.11.2017 15:02
Së shpejti pritet që Maqedonia të ratifikojë dhe me këtë të fillojë të implementojë “Konventën e Stambollit”...

Së shpejti pritet që Maqedonia të ratifikojë dhe me këtë të fillojë të implementojë “Konventën e Stambollit”, për mbrojtjen dhe parandalimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
Për këtë qëllim, Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve në bashkëpunim me UNDP-në po realizon trajnime për gjykatësit dhe prokurorët publikë si aktorë kryesorë në njohjen, dënimin dhe prevenimin e mëtejshëm të dhunës.
“Si praktikë respektohej, megjithatë nuk u plotësuan të gjitha kushtet të cilat duhet të realizohen si sistem efikas. Kur ky sistem do të zbatohet me ratifikimin e Konventës, gjykatësit do ta respektojnë”,- theksoi Aneta Arnaudova nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë.
“Ka intervenime në sistemin gjyqësor, në ingerencat e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, sistemin shëndetësor, monitorim dhe intervenim në punën e policisë etj”,- tha Haralld Shenka nga UNDP.
“Konventa bazohet thënë kushtimisht në tre themelet dhe ato janë në mbrojtje të grave viktima edhe atë nga dhuna e bazuar në gjini, ndjekje efektive të kryerësve të veprës dhe parandalim”,- u shpreh aktivistja për të drejtat e grave, Stojanka Birçeva.
Në vitin 2011, Maqedonia nënshkroi “Konventën e Stambollit”, që tregon angazhimin e gjithë Europës për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
