Pr/ligji i ri për mediat, ekspertët: Gjobat, robërojnë profesionalizmin, Buxheti për RTM-në, ShGM: Për Servis Publik profesional, shtoni financat

22.11.2017 16:17

Ekspertët kanë vërejtje ndaj propozim ligjit të ri për mediat....

Ekspertët kanë vërejtje ndaj propozim ligjit të ri për mediat, të cilin qeveria po e debaton me palët e interesuara, njofton “TVM2”.

Ligji aktual u pamundësonte mediave të bëjnë me profesionalizëm punën e tyre, por edhe propozim ligji i ri, i cili ende përmban gjoba të mëdha për mediat dhe redaktorët, nuk synon çlirimin e medieve por bën robërimin shtesë të tij, thonë nga Institutit për Çështje Sociale dhe Humanitare, nga i cili përkujtojnë qeverinë se çdo kornizë e shtrënguar ligjore cenon lirinë e fjalës dhe të politikës editoriale të mediave.

“Nëse vlerësimi i deritanishëm i Ligjin aktual për audio dhe audio vizuele ishte që ai, në formë indirekte, përmes pjesës së detajeve teknike, cenonin lirinë programore të mediave dhe lirinë e redaktorëve, tani me propozim ndryshimet e reja do të mundësohet ndërhyrje direkte e kontrollimit të pjesës programore, do të ketë autocensurë dhe mediat shtesë do të robërohen”,- u shpreh Katerina Karagjozova Nga Instituti për Çështje Sociale dhe Humanitare.

Edhe përfaqësuesit e ShGM-së kontestojnë  gjobat  prej 1.500 deri më 5.000 euro për mosrespektimin e rregullave gazetareske. Nga ShGM, ndërkohë, rikujtojnë qeverinë se pavarësia editoriale e Servisit Publik, servis që duhet të shërbejë si shkollë për mediat e tjera, fillon pikërisht me pavarësinë financiare të tij, prandaj kërkojnë që për RTM-në të ndahet 1% nga buxheti shtetëror e jo 0.7% sa që është parashikuar.

“Pa pavarësi financiare të Servisit Publik nuk mund të flasim për pavarësi institucionale dhe të ketë liri editoriale në të. Shuma e mjeteve që ne kërkojmë për Servisin Publik është minimumi i të gjitha mjeteve që kanë serviset tjera publike në rajon. Ne nuk kërkojmë që të krahasohemi me to, po kërkojmë që të përforcojmë kapacitetet e Servisit tonë Publik, që të jetë në gjendje në mënyrë të pavarur t’i plotësojë, t’i përmbush detyrimet e veta dhe të prodhojë program cilësor në interes të publikut”,- tha kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.

Deri në muajin dhjetor, Qeveria në bashkëpunim me sektorin civil, shoqatat e gazetarëve dhe në bazë të rekomandimeve të OSBE-së, do të duhet të përpilojë versionin e parë të Ligjit të ri për media. Pas miratimit në Qeveri, do të nevojitet edhe 2/3 e votave të deputetëve për të miratuar ligjin në kuvend. (Rexhep Qamili, TVM2)