Maqedoni

Infermierët në një shoqatë, kërkojnë mbrojtje ligjore për profesionin e tyre

22.11.2017 17:14

Shoqata të ndryshme të infermierëve, infermierëve dentarë, teknikëve dhe akusherëve nga i gjithë vendi...

Shoqata të ndryshme të infermierëve, infermierëve dentarë, teknikëve dhe akusherëve nga i gjithë vendi janë mbledhur në një asociacion të përbashkët për të kërkuar Ligjin për infermieri, i cili duhet të mbrojë të drejtat e tyre.
 
Koordinatorja, Gordanka Besliovska, tha se qëllimi i inkuadrimit të tyre në këtë shoqatë është rikthimi i dinjitetit të profesionit që ata ushtrojnë. Ajo nuk pret që ky unifikim do të jetë fillimi i përpjekjeve për themelimin e Odës së të punësuarve shëndetësorë. “Maqedonia është i vetmi vend në rajon, por edhe në të gjithë botën, ku infermierët nuk kanë odën e tyre me të cilën do të mund mbrojnë të drejtat e tyre”- thotë ajo.
 
“Infermieret në të gjithë botën janë të kyçura nëpër oda, vetëm ne jemi të lënë pas dore. Dhe kjo na pamundëson të inkuadrohemi nëpër programet edukative. Kjo mënyrë e lëndës së parë duhet të fitohet me autorizim të ministrit, i cili do të na çojë në një institucion ligjor që do t’i mbrojë të drejtat e infermierëve”,- theksoi kryetarja e Shoqatave të Bashkuara të infermierëve, Gordanka Besliovska.
 
Problematikë për ta është edhe kuadri joadekuat në spitale të cilët ushtrojnë profesionin e infermierëve.
 
“Flasim për kurs tremujorë për infermierët me të cilin filtrohet kuadri që realisht nuk është adekuat dhe ne luftojmë kundër një arsimimi të këtillë, sepse me këtë bie standardi i kualitetit të punës. Diplomat i marrin nëpërmjet shkollave të mesme të mjekësisë. Shëndetësia nuk është profesion i cili mund të kryhet me një kurs, ajo kërkon si arsimim ashtu edhe mësime praktike”,- theksoi Anita Dimovska nga Shtëpia e Shëndetit - Shkup.
 
Shumë infermierë largohen jashtë vendit për një jetë më të mirë, sepse pagat në vendin tonë janë shumë të ulëta. Rritja e pagës me 5% është diçka që nuk zgjidh problemet e infermierëve, u tha me këtë rast.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU