Maqedoni
Dita e Alfabetit, Lika: Të vendosur për të ardhme të barabartë, për të gjithë
22.11.2017 20:18
E ardhmja ndërtohet me respektimin e ndryshimeve , që në fakt bashkojnë shoqërinë tonë....

E ardhmja ndërtohet me respektimin e ndryshimeve , që në fakt bashkojnë shoqërinë tonë, kjo ishte porosia e kryesministrit Zaev në koncertin festiv për nder të ditës së alfabetit shqip në Manastir.
“Çdo gjuhë dhe shkrimi i saj, brënda vetes krijojnë nevojën të mos jenë të izoluara e të vetëpërmbushura, por të vendosin komunikim për t’u kuptuar, për tolerancë dhe bashkëjetesë me të tjerët.
Proklamimi i ditës së sotme, si festë nacionale e Alfabetit shqip, është pjesë përbërëse e pasurisë kulturore dhe gjuhësore të Maqedonisë. Shënimi i vlerave kulturore, datave të rëndësishme të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe bashkësinë shqiptare, kontribuon për ardhmëri prosperuese për Republikën e Maqedonisë“, tha Zaev
Zv kryeministri Lika thotë se kongresi është udhërrëfyesi për popullin shqiptar, pikërisht për rolin vizionar të rilindasve tanë.
“Qëllimin tonë mund ta arrijmë vetëm duke shtuar bashkëpunimin e duke njohur vlerat gjuhësore e kulturore, të ujëri tjetrit, sepse këto do të na shërbejnë për ndërtimin e besimit të ndërsjelltë. Qeveria është e vendosur të punojë për një të ardhme, qku të gjityhë do të ndjehen të barabartë. Ky ioshte synimi ynë kur vendosëm që në Parlament të dërgojmë Ligjin për GJuhët që pret miratim”, tha Lika.
Ministri i arsimit të Kosovës, Shyqyri Bytyqi , tha se festimi I kësaj dite, ka një rëndësi jo vetëm historike, por tregon se që në 1908, integrimi I trojeve shqiptare ishte detyrim I përbashkët. Ai përgëzoi qeverinë e Maqedonisë për angazhimin për gjuhën shqipe.
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, me këtë rast se kur një komb arrin të ketë një vision europian, që fillon që me alfabetin e tij, kjo flet se kombi shqiptar ka ardhmëri.
