Botë
Trump e quajti sponsorizues të terrorizmit, vjen reagimi i Koresë së Veriut
22.11.2017 21:21
Koreja e Veriut e ka quajtur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump...

Koreja e Veriut e ka quajtur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur Korenë Veriore në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, “provokim serioz”, që e justifikon zhvilimin e armëve bërthamore, raporton Evropa e Lirë.
Pas rikthimit të Koresë Veriore në listën e zezë të SHBA-së, agjencia qendrore e lajmeve të Koresë, ka thënë se Koreja e Veriut nuk ka ndonjë lidhje me terrorizmin dhe nuk iu bëhet vonë nëse “SHBA na etiketon si vend terrorist apo jo”.
Transmetuesi shtetërorë po ashtu theksoi se “Koreja e Veriut duhet të mbajë në duar shpatën bërthamore” për të mbrojtur veten nga armiqësia amerikane./Oranews
