GRUEVSKI PËR VIZITË NË JAPONI

Gruevski takon kryeministrin japonez, Abe

01.07.2014 15:27

Kryeministri, Nikolla Gruevski, në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni, takoi kryeministrin japonez, Shinzo Abe.........

Kryeministri, Nikolla Gruevski, në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni, takoi kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Ky takim, sipas  kryeministrit Gruevski, ishte produktiv dhe dëshmon marrëdhëniet e mira  bilaterale  mes Maqedonisë dhe Japonisë, të cilat do të thellohen edhe më tej në sferën ekonomike, arsimore dhe kulturore.

“Bashkërisht konstatuam që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe ardhja jonë këtu për elaborim të përparësive që ofron Maqedonia për investitorët, është e arsyetuar. Biseduam edhe për bashkëpunim në arsim, ku Japonia zmadhon numrin e stipendioneve për studentët e Maqedonisë dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi në sferën e kulturës, kështu që mund të konstatoj që takimi ishte produktiv dhe të gjitha tentativat tona për tërheqje të investitorëve do të rezultojnë të suksesshme”, deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë, në Tokio ka vazhduar takimet edhe me investuesit potencial. Biznesmenët japonez kushtet që ofron Maqedonia  i cilësuan si të volitshme, me interes dhe theks për investim sidomos në fushën e turizmit.

“Në gusht do të dërgoj delegacion prej 10 biznesmenëve në Maqedoni dhe do të qëndrojmë 1 javë, dua të nxis biznes-linjën me Maqedoninë, ndërkaq të interesuar jemi për turizmin”, theksoi biznesmeni, Juro Nakagava.

“Më interesoi biznes-prezantimi për Maqedoninë, mendoj që keni arritur të bindni një numër të madh të biznesmenëve për të ardhur në Maqedoni, tatimi prej 10 % është mjaft konkurrues”, potencoi biznesmeni, Hidejuki Takanava.

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski, do të vazhdojë vizitën zyrtare në Korenë e Jugut. (Zejxhane Osmani, TVM2)