Maqedoni
Shkup, ndotje e lartë e ajrit
23.11.2017 12:46
Në të gjitha komunat e Shkupit mbrëmjen e kaluar ndotja e ajrit ishte në nivel shumë të lartë...

Stacionet matëse tregojnë se koncentrimet e grimcave PM10 gjatë natës kanë tejkaluar 100 mikrogram dhe kanë arritur edhe deri në 400 mikrogram në një metër kub.
Në Karposh, Lisiçe dhe në Rektorat, koncentrimet e grimcave PM10 prej orës 8:00 deri në orën 14:00 kanë lëvizur rreth kufirit të lejuar maksimal prej 50 mikrogram në një metër kub, pas çka fillojnë të rriten.
Në Qendër, mbrëmë prej orës 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm koncentrimet janë mbi 100 mikrogram, me ç’rast ajri më i ndotur ka qenë në orën 20:00, 22:00 dhe në 05:00 të mëngjesit.
Në Gazi Babë, koncentrime të larta janë regjistruar prej orës 18:00 e deri në mëngjes, deri në matjet e fundit në orën 08:00. Më i ndotur ka qenë ajri në orën 19:00 me 200 mikrogram dhe 192 mikrogram në orën 20:00.
Në stacionin matës në Karposh, ajri më i ndotur ka qenë prej orës 18:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku prej orës 20:00 deri në orën 22:00 janë vërejtur koncentrime më të larta në këtë stacion matës, të cilat lëvizin mbi 200 mikrogram.
Ajri më i ndotur ka qenë në orën 20:00 dhe 21:00 me 235 mikrogram, gjegjësisht 240 mikrogramë në një metër kub të grimcave PM10. Mbrëmë ajri më i ndotur ka qenë në Lisiçe. Janë regjistruar koncentrime prej 405 mikrogramëve në një metër kub në orën 23:00. Ajri i ndotur në Lisiçe sipas matjeve në vazhdimësi ishin prej mbrëmë në orën 17:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.
Ajri i ndotur ka qenë edhe në Manastir me koncentrime më të larta të regjistruara prej 325 mikrogram në metër kub, Tetovë me 375 mikrogramë, Kavadar me 416 mikrogramë dhe Kumanovë me 391 mikrogram në metër kub.
