EBR

Promovohen anëtarët e rinj të EBR-së

01.07.2014 15:31

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, promovoi 113 pjesëtarët e ri të cilët me sukses e kanë kaluar periudhën për përshtatje dhe testim, që ka zgjatur gjashtë muaj........

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, promovoi 113 pjesëtarët e ri të cilët me sukses e kanë kaluar periudhën për përshtatje dhe testim, që ka zgjatur gjashtë muaj.

Gatishmërinë e tyre maksimale e demonstruan përmes ushtrimeve, duke demonstruar teknika për t'u marrë me situata  gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ndalimin me forcë të makinave dhe arrestim.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila mori pjesë në demonstrimin e ushtrimeve, theksoi se pjesëtarët e ri kanë treguar një nivel të lartë të gatishmërisë, aftësi për të përdorur pajisjet dhe respekt për të drejtat e njeriut.

“Këto 113 anëtarë, janë pjesëtarë të ri një Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë. Megjithatë, kjo Njësi si të gjitha të tjerat, ka ndryshim të gjeneratave, kjo do të thotë që me kalimin e kohës personat të cilët nuk i plotësojnë kriteret fizike apo të moshës, e lënë Njësinë dhe në vendin e tyre vijnë të tjerë”, theksoi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Në konkursin e parafundit për punonjës policie, të rekrutuar 120 për  nevojat e  EBR-së, vetëm 113 arritën të kalojnë trajnimin. (Sanije Kasami, TVM2)