Tilerson: Birmania bën spastrim etnik të pakicës myslimane
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për "spastrim etnik" Qeverinë e Birmanisë kundër pakicës myslimane Rohingya....

Akuzat e tilla vijnë nga një deklaratë e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, që është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë të ikin në Bangladeshin fqinj.
Represioni i ushtrisë ka nisur qysh në muajin gusht, pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në Rakhine. Qeveria birmaneze i ka hedhur poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët dhe ka thënë se veprimet e saj janë kundër militantëve. Tillerson ka vizituar Birmaninë javën e kaluar.
"Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya",- tha Tillerson. "Asnjë provokim nuk mund të justifikojë mizoritë e tmerrshme që kanë pasuar",- shtoi ai.
