Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe Prizreni në rinumërim
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që të rinumërohen të gjitha votat në të gjitha vendvotimet në komunat e Prishtinës dhe Prizrenit...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që të rinumërohen të gjitha votat në të gjitha vendvotimet në komunat e Prishtinës dhe Prizrenit, ku rezultati mes kandidatëve ka dalë shumë i ngushtë, megjithëse në avantazh janë kandidatët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti dhe Mytaher Haskukaj.
Kërkesën për rinumërimin e votave në Prishtinë e ka paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse rezultatin e zgjedhjeve në Prizren e kishte kontestuar Partia Demokratike e Kosovës.
Në garë për kryetar të Prishtinës janë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Po ashtu në rinumërim shkon edhe komuna e Dragashit në 35 vendvotime.
Menjëherë pas vendimit të PZAP-it për të dërguar në rinumërim Prishtinën ka reaguar kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, duke theksuar se vota në kryeqytetin e Kosovës nuk ndryshon.
