Botë
Tiranë, skandali me trafikun ndërkombëtar të drogës
23.11.2017 15:36
Është rikthyer sërish në skenë skandali i trafikut ndërkombëtar të drogës realizuar mes vëllezërve Habilaj, me mbështetjen e ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit...

Kësaj here Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë tre urdhra ndalimi për tre ish-zyrtarë të Komisariatit të Vlorës për implikim në këtë trafik. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e policisë – Vlorë, Jaeld Cela, për ish-funksionarin, Sokol Bode, dhe Gjergji Kohila. Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet për arratisje jashtë Shqipërisë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se operacioni është dekonspiruar nga punonjës të Ministrisë së Brendshme, akuzë e cila është ngritur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në banesat e tre të kërkuarve janë gjetur prova materiale të vlefshme, ndërkohë që do të merren masa për personat që kanë dekonspiruar operacionin.
LULJETA NDOKA
