Ekonomi

Carovska: FMN nuk kërkon rritje të moshës për pensionim

23.11.2017 16:38

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, thotë se respekton rekomandimet e dala nga Fondi Monetar Ndërkombëtar...

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, thotë se respekton rekomandimet e dala nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Maqedoninë, por se ato rekomandime nuk kanë të bëjnë me ndërprerjen e beneficionit stazh dhe rritje të moshës së pensionit.
 
Ministrja thekson se qeveria punon seriozisht për stabilizim të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Është formuar këshill qeveritar që drejton me këtë fond dhe se janë të angazhuar dy ekspertë të FMN-së që punojnë në detaje në lidhje me analizat e shoqatave të pensionistëve, më pas dhe me Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, dhe pritet së shpejti të dalë edhe raporti, me çka më pas do të formohet plan aksional dhe ndryshim të rregullores.
 
“Ne se qeveri, me përgjegjësi dëshmojmë se brengosemi për pension të denjë për pensionistët e tashëm dhe për ata që do të jenë pensionistë në të ardhmen. Për t’u stabilizuar fondi duhet që të analizojmë pensionistët e ardhshëm dhe kjo është intenca jonë. Nuk është zgjidhja e vetme rritja e moshës së pensionit dhe këtë nuk e propozon Banka Botërore. Ata thonë se zgjidhja e fundit duhet të jetë rritja e moshës së pensionit dhe jo e duhura”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
 
FMN-ja parashikon se Maqedonia për këtë vit do të shënojë rritje ekonomike për një për qind dhe 3.2 për qind vitin e ardhshëm. Deficiti buxhetor i parashikuar për vitin 2017 është rreth 3 për qind e BPV. Analizat e bordit ekzekutiv të FMN-së, duke marrë parasysh rritjen e borxhit publik në të kaluarën dhe nevojat e financimit, parasheh nevojën për konsolidimin fiskal. 
 
GAZMEND REXHEPI