Maqedoni

KGjR zgjedh kryetarë në disa gjykata të vendit

23.11.2017 18:18

Këshilli Gjyqësor Republikan zgjodhi kryetarë në më shumë gjykata të vendit...

Këshilli Gjyqësor Republikan zgjodhi kryetarë në më shumë gjykata të vendit, si dhe avancoi disa të tjerë në nivele më të larta gjyqësore.

Këshilli Gjyqësor për kryetar të Gjykatës Themelore të Tetovës zgjodhi Asan Asanin.

Në garë për të marrë timon e kësaj gjykate kanë qenë gjithsej shtatë kandidatë, ndërsa Asani në bazë të pikëve ka qenë i ranguar si i katërti në listën e kandidatëve.

Kreu i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, pas përfundimit të seancës nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve se a do të bëhet shkarkimi i gjykatësve për të cilët ka dëshmi për keqpërdorime të sistemit AKMIS- për ndarje elektronike të lëndëve.

Karaxhoski ka thënë se nuk dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve hipotetike, pa u konfirmuar kjo nga ana e Komisionit, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Do të analizojmë të gjithë atë që është e shkruar dhe keqpërdorimet eventuale të cilat mund t’i parashikohen pas kontrollit të sistemit AKMIS, në Gjykatën Themelore, të Apelit dhe Gjykatën Supreme dhe pastaj do të vendosim se a jemi kompetentë si këshill për të vepruar", është shprehur kryetari i Këshillit Gjyqësor Republikan, Zoran  Karaxhovski.