Kuvend - pyetje deputetësh, ministrat pas 100 ditëve u përgjigjen deputetëve

24.11.2017 09:34

Kuvendi Republikan sot në rend të ditës në seancë ka parashtrimin e pyetjeve nga deputetët....

Kuvendi Republikan sot në rend të ditës në seancë ka parashtrimin e pyetjeve nga deputetët për ministrat dhe kryeministrin. Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve.

Seancën për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, Parlamenti fillon ta mbajë pas 100 ditëve nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale, ajo u shty. Seanca, sipas Rregullores, mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur për sot, duke e pasur parasysh seancën e përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në Strumicë, që u mbajt dje. Orarin e parashtrimit të pyetjeve të deputetëve e konfirmon kryetari i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve parlamentare, në mënyrën e cila do të sigurojë raport dy ndaj një në dobi të deputetëve nga grupet e deputetëve në opozitë dhe të deputetëve në opozitë, të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve.

Seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve është mbajtur më 29 shtator të vitit 2016, pak para shpërbërjes së kaluar të Parlamentit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në dhjetor, pas çka u formua Qeveria e re.