Fushatë "16 ditë aktivizim kundër dhunës gjinore"

24.11.2017 10:10

Në Kuvend sonte do të shënohet fillimi i fushatës "Gjashtëmbëdhjetë ditë aktivizim kundër dhunës gjinore"....

Në Kuvend sonte do të shënohet fillimi i fushatës "Gjashtëmbëdhjetë ditë aktivizim kundër dhunës gjinore", në organizim të Kombeve të Bashkuara, e në bashkëpunim me institucionet në Maqedoni.

KB-ja dhe Kuvendi, si nikoqir bashkëpunojnë në fushatën ndërkombëtare "Gjashtëmbëdhjetë ditë aktivizim kundër dhunës gjinore" për ngritjen e vetëdijes në nivel ndërkombëtar, me qëllim që të lëvizin aktivitetet që t'i jepet fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në botë.

Me shënimin e fillimit të fushatës në të vërtetë paralajmërohet edhe dita e nesërme 25 Nëntori, Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Pas hapjes, ndërtesa e Kuvendit do të ndriçohet në ngjyrë portokalli, e cila është shenjë e kësaj fushate, që mbahet në nivel global.

Gjatë këtyre 16 ditëve aktivizim do të mbahen shumë aktivitete si mbështetje nga personalitete publike nga sfera të ndryshme, si mundësi që të gjithë të postojnë porosit të tyre kundër dhunës që ta tregojnë mbështetjen e tyre në mediat sociale, si dhe seri debatesh dhe punëtori në mbarë vendin.

Janë paralajmëruar edhe fjalime të kryeministrit Zoran Zaev, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe koordinueses së përhershme të KB-së në Maqedoni, Luiza Uinton.