Rasti “Dhuna në Qendër”, aktvendim për njërin nga të akuzuarit
Gjykata Penale e Shkupit pritet qe gjatë ditës të shqiptojë aktvendimin për Tomisllav Llazarov.....

Gjykata Penale e Shkupit pritet që gjatë ditës të shqiptojë aktvendimin për Tomisllav Llazarov, i akuzuari i katërt në lëndën “Dhuna në Qendër” në Prokurorinë Speciale Publike.
Gjykatësja, Tatjana Mihajllova, në seancën paraprake veçoi procedurën për Llazarovin, pasi që ai u prononcua se ndjehet fajtor dhe se nga kjo distancë kohore është penduar shumë. Ai tha se për pranimin nuk ka pasur kurrfarë presioni as nga Prokuroria Speciale Publike, as nga Policia. Prokurorja, Fatime Fetai, e vlerësoi si befasuese, por pozitive, pranimin e Llazarovit.
Në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së njëherit dhe ish-kryeministër, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniela Rangellova, dhe 11 persona të tjerë. Gjykimi për këtë rast të PPS-së duhet të vazhdojë më 29 nëntor.
