Vetëvendosje i drejtohet gjykatës, rinumërimi i votave për Prishtinën

24.11.2017 10:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti....

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot do t’i drejtohet Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së dhe KQZ-së për rinumërim të votave në Prishtinë.

Ai ka thënë se ankesën do ta dorëzojë  brenda dites, ndërsa, gjykatës i mbetet një afat prej 72 orëve që të kthej përgjigje.  Përndryshe, ai ka njoftuar se mbrëmë nëpërmjet një letre, i kanë kërkuar KQZ-së që së pari të numrohen votat me kusht, ato me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.