Aksident hekurudhor në Indi

24.11.2017 10:32

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar....

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar kur 11 vagonë nga kompozimi i trenit të shpejtë ka dalë nga binarët në pjesën veriore të Indisë.

Siç kanë kumtuar autoritetet policore të Nju Delhit, aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor në qytetin Maiklura, në shtetin federal Utar Pradesh. Rezultatet e hetimit tregojnë se arsyeja për daljen e trenit nga binaret ka pasuar si rezultat dëmtimin e binareve të hekurudhës. Treni ka qarkulluar në drejtim të qytetit Patna, në shtetin federal fqinj, Bihar.