Trump: Do t`i fitojmë islamistët në Afganistan

24.11.2017 10:34

Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fjalimin e tij përmes video-lidhjes....

Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fjalimin e tij përmes video-lidhjes drejtuar ushtarëve nga Divizioni i 82-të ajror të Armatës së ShBA-së të sistemuar në Afganistan, me të cilin ua uroi Ditën e Falënderimeve, paralajmëroi fitore mbi islamistët edhe në Afganistan.

Paraprakisht, ShBA shpalli fitore edhe mbi “Shtetin Islamik” në Irak dhe Siri, pas fushatës ushtarake prej disa viteve.

"Tani luftojmë që të fitojmë. Në tre-katër muajt e fundit ju e ndryshuat rrjedhën e luftës si asnjëherë deri më tani. Ju dini të fitoni, por ne duhet t'ju lejojmë të fitoni. Deri më tani nuk u lejonin të fitoni, ju detyronin të luani për barazim",- deklaroi Tramp. Tramp njëkohësisht iu drejtua edhe ushtarëve amerikanë, pilotëve dhe marinasve në Irak, Turqi dhe Kuvajt.