Mjegull në një pjesë të rrugëve
Ulet dukshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra...

Ulet dukshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Makedonski Brod - Prilep dhe Negotinë - Demir Kapi, kumtoi në mëngjesin e sotëm Sistemi i dispeçimit të NP "Rrugët e Maqedonisë".
Trafiku nëpër rrugët shtetërore aktualisht po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe të thata në zonat më të ulëta.
Në grykat dhe rrëpirat është e mundur paraqitja e shembjeve më të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër-Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
NP "Rrugët e Maqedonisë" bëjnë apel për drejtim me kujdes të automjetit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
