Rritet niveli i Vardarit në Jegunovc dhe Shkup

24.11.2017 12:03

Niveli e Vardarit tek fshati Jegunovc është tetë centimetra....

Niveli e Vardarit tek fshati Jegunovc është tetë centimetra, ndërsa në Shkup katër centimetra më i lartë se i zakonshmi në nëntor.

Në vendet e matjes në Veles dhe Demir Kapia niveli i lumit është më i ulët për pesë, respektivisht për 13 centimetra nga  mesatarja, tregojnë rezultatet nga matjet e Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike DPHM.

Sipas DPHM-së, niveli i Liqenit të Dojranit është për pothuajse dy metra, ndërsa ai i Ohrit për tre centimetra  më i lartë nga e zakonshmja, derisa ai i Prespës është më i ulët për 21 centimetra nga mesatarja për nëntorin.