Botë

Egjipt, 235 të vrarë nga një sulm i armatosur në xhami

24.11.2017 14:19

Militantë të dyshuar kanë hedhur një bombë dhe kanë shkrepur armë zjarri drejt një xhamie, në veri në Egjiptit, duke vrarë 235 persona, njofton Agjencia shtetërore e lajmeve...

Dëshmitarët thanë për medien egjiptiane se sulmi ka ndodhur në Bir al-Abed, afër al-Arish, gjatë lutjeve të së premtes. Zyrtarë të shëndetësisë thonë se më shumë se 100 persona tjerë janë lënduar nga sulmi.

Militantët e nisën sulmin me një bombë dhe më pas hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë dhe besimtarëve që po luteshin. Policia lokale tha se sulmuesit erdhën me katër automjete jashtë xhamisë dhe hapën zjarr ndaj besimtarëve që po dilnin nga xhamia, por edhe ndaj ambulancave.

Qeveria egjiptiane ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Presidenti, Abdul Fattah al-Sisi, menjëherë thirri një takim me zyrtarët e sigurisë për të diskutuar ngjarjen e rëndë.