Janë gjetur 60 kilogram marihuanë në rrugën e vjetër Ohër - Strugë

24.11.2017 14:22

Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër - Strugë....

Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër - Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, kumtoi MPB.

Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe Policët e kriminalistikës - Sektori për tregti ilegale me armë dhe materie të rrezikshme.

Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

SPB Ohër dhe Sektori për tregti ilegale ndërmarrin masa për dokumentimin e plotë dhe për zbardhjen e rastit.