Aktvendimi për rastin “Dhuna në Qendër”, 6 muaj burg me kusht për Llazarovin
Gjykata Penale ka shqiptuar 6 muaj burg me kusht për Tomisllav Llazarovin....

Gjykata Penale ka shqiptuar 6 muaj burg me kusht për Tomisllav Llazarovin, i cili është i akuzuari i katërt për rastin “Dhuna në Qendër”.
Prokurorja speciale, Fatime Fetai, tha se për këtë vepër dënimet janë prej gjashtë deri në pesë vite burg, ndërsa për Llazarovin kanë pranuar aktgjykimin, pasi, siç tha, ai ka pranuar fajin që në fillim dhe vendimi me kusht do të vlejë vetëm nëse i njëjti nuk do të kryejë vepër tjetër penale brenda dy viteve.
“Për veprën penale “dhunë” nga neni 386, paragrafi 2, me të cilën u ngarkua i akuzuari, parashikohet dënim me burg prej 6 deri në 5 vjet. Periudha në të cilën i akuzuari, Tomisllav Llazarov, pranoi fajin që në fillim të seancës dëgjimore, sipas Kodit Penal, mundëson dënim më të butë. I vetmi ky i akuzuar, për dallim nga të tjerët, ka shfrytëzuar këtë të drejtë dhe vetëm për këtë të akuzuar vjen parasysh dënimi me kusht”,- deklaroi prokurorja speciale, Fatime Fetai.
Llazarov nuk deshi ta komentojë vendimin e Gjykatës Penale, me qëllim që, siç tha ai, të mos e dëmtojë procedurën.
“Vlerësoj atë që gjykata i mori parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese. Të gjitha informatat shtesë do ta dëmtojnë procesin që është në rrjedhë e sipër për të akuzuarit e tjerë”,- u shpreh i akuzuari, Tomisllav Llazarov.
Aktvendimi do të jetë i plotfuqishëm pasi që dy palët nuk do ta ankimojnë vendimin e gjyqit.
Në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniela Rangellova, dhe 11 persona të tjerë. (Naim Ramadani, TVM2)
