Milloshoski dhe Aliti, nënkryetarë të kuvendit
Nënkryetari i tretë do t’i takojë partisë më të madhe opozitare, LSDM, por për faktin se kjo parti bojkoton Kuvendin, vendi mbetet i zbrazët.........

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, ka mbështetur propozimin e BDI-së që Rafis Halitit dhe Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, të jenë propozimet për nënkryetar Kuvendi. Nënkryetari i tretë do t’i takojë partisë më të madhe opozitare, LSDM, por për faktin se kjo parti bojkoton Kuvendin, vendi mbetet i zbrazët.
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, beson në aftësitë politike dhe kontributin që do të japë si nënkryetar Rafis Haliti në kthimin e opozitës në Kuvend.
“Gjykoj që përvoja politike, integriteti moral, profesional dhe familjar në politikë i Rafis Halitit, do t’i rrit kapacitetet demokratike të Kuvendit, do ta rrit nivelin e debatit dhe do të ndihmojë në krijimin e klimës, pse jo edhe të mos e them, të kthimit të opozitës në Kuvend”, deklaroi deputeti i BDI-së, Xhavat Ademi.
Ndërsa vetë Haliti, thotë se punën si nënkryetar do ta kryej në bazë të ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.
“Për mua është nder dhe punën time do ta bëj në bazë të ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Cili do të jetë fati edhe njëherë e them, se unë do të bëj punën time në bazë të rregullores së Kuvendit”, theksoi deputeti i BDI-së, Rafis Haliti.
Deputetët shqiptarë e shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore që fjalimet dhe replikat t’i bëjnë në gjuhën shqipe, por këtë të drejtë nuk e gëzon nënkryetari gjatë udhëheqjes me seancën.
Pas mbështetjes së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, propozimet për nënkryetar të Kuvendit, në seancën e radhës do të jenë për votim, ku pritet të marrin mbështetjen e shumicës parlamentare. (Afrim Tanallari, TVM2)
