Vodno, masë ndalesë të qarkullimit të veturave, për qytetarët transport falas me autobusë

25.11.2017 15:20

Me qëllim që t’ju ndihmohet qytetarëve të cilët relaksohen në Vodno...

Me qëllim që t’ju ndihmohet qytetarëve të cilët relaksohen në Vodno, Autoritetet e qytetit të shkupit kan vendosur prej sot transport falas për qytetarët. Në vendim është paraparë  që në kushte të tejkalimit të pragjeve të alarmimit të substancave ndotëse në ajrin ambiental të rajonit të Shkupit, transporti i të gjitha linjave në transportin publik urban dhe ndërurban të kryhet falas.

Ndalesa nuk do të vlejë për autobusët e NTP Shkup, automjetet e policisë, brigadës së zjarrfikësve, ndihmës së parë mjekësore, automjetet e shtabeve për intervenime urgjente, si dhe për automjetet me leje të vacant. Transporti falas për qytetarët e linjës së autobusit numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme) dhe linja falas provë 25A (Auto Maqedoni – Vodno e Mesme) dhe 25B (Tregu i luleve – Vodno e Mesme) gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe festë shtetërore. Mjetet për zbatimin e kësaj mase të N T P “Shkup” dhe N P “parkingu i qytetit” do të kompensohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit – tha kryetari i .Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Kjo është paraparë në Vendimin për konfirmimin e masave afatshkurta për uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit që e solli Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e tij të dytë që u mbajt më datën 20 të këtij muaji.