Ligji për gjuhët, Zaev: Është në pajtim me kushtetutën, Xhaferi: Nuk rrezikon karakterin unitar të shtetit

25.11.2017 16:00

Nuk do të ketë dygjuhësi në tërë R. E Maqedonisë....

Nuk do të ketë dygjuhësi në tërë R. E Maqedonisë, por me ligjin për gjuhët do të mundësohet avansimi nevojave praktike që kanë pasur qytetarët.  Zaev tha se ligji është në pajtim me kushtetutën ndërsa konfirmoi edhe se do të përcaktohet jurdikisht-formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë.

"Ligji për gjuhtë është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve" – tha kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë kryeparlamentari Talat Xhaferri në intervistë për gazetën serbe “Politika” thotë se me ligjin për dygjuhësi nuk do të rrezikohet karakteri unitar i shtetit, por vetëm do tu mundësoj që përdorimi i gjuhës shqipe të gjejë zbatimin e saj në praktikë. 

 “Pyetja për rregullimin e përdorimit të gjuhëve qartë është e vërtetuar në amandamentin 5 të Kushtetutës të RM-së. Edhe përskaj asaj që dispozita është e qartë, përsëri në situate të caktuara ka tendenca ajo të interpretohet varësisht prej interesave të palëve të caktuara. Për tu anashkaluar çdo mundësi për interpretim të njëanshëm, është nevoja për përcaktimin e saktë të kësaj çështjeje. Propozim ligji për përdorimin e gjuhës e ka pikërisht atë rol. Është e saktë se me propozimin e ri mundësohet udhëheqja e seancave parlamentare në gjuhën shqipe. Megjithatë, me këtë nuk do të bie rëndësia e gjuhës maqedone apo gjuhëve tjera të cilat fliten në Maqedoni, e aq më pak  nuk do të rrezikohet karakteri unitar i shtetit”  ka thënë kryeparlamentari Talat Xhaferri për gazetën “Politika”. (Ersan Pajaziti, TVM2)