Qytetarët me iniciativë, moratorium për veprimtarinë e përmbaruesve, Oda e Përmbaruesve, ligji nuk parasheh heqjen e përmbaruesve

25.11.2017 16:50

Në Shkup, Manastir, Shtip, dhe Koçan po vijon grumbullimi i nënshkrimeve.....

Në Shkup, Manastir, Shtip, dhe Koçan po vijon grumbullimi i nënshkrimeve kundër veprimtarive përmbaruese dhe noteriale.

Iniciativa qytetare për nderprerje te përkohëshme të punës së tyre, nxit interesim të madh tek qytetarët.  Të anketuarit e TVM-2 që po mbeshtesin këtë nismë shresojnë shumë se një ditë do shpëtojnë nga “kthetrat e përmbaruesve”.

“Nuk na nevojitet  ndalesa e përkohësme por ndalesa përgjithmon e punës së përmbaruesve, sepse nuk është e mundshme dhe e logjikshme që ata të  marrin  20 mijë denarë për një borxh komunal në vlerë prej 2.500 denarëve”

“Sipas meje nuk duhet të ketë fare përmbarues në Maqedoni sepse ata bëjnë reketim ndaj nesh” – thanë disa nga qytetarwt e intervistuar nga TVM2.

Nismëtaret e kësaj ideje që njëherit kërkojnë kthimin e përmbaruesve dhe të noterëve në gjykatë, në faktë luftojnë për të hequr përmbarimin e detyrueshëm të qytetarëve. Por janë të vedijshëm se pa mbështetjen e Qeverisë, këto nënshkrime nuk vlejnë fare.

“Ne kërkojmë moratorium i të gjitha procedurave përmbaruese ndaj personave fizik, ndalesa e vendimeve egzekutive, revizion i punës së tyre dhe personave tjerë jurdik që kanë marrë pjesë në procedurët përmbaruese, siç dhe klientët, avokatet dhe noterët. Duhet të precizohet njëherë e përgjithmon çfarë është borxh real e çfarë joreal”  - tha Ana Gligorova nga Iniciativa Qytetare “No Pasaren”.

“Kjo vjedhje masive duhet të ndalohet sepse kështu nuk mund të mbijetojnë puntorët e vendit. Shuma e përmbarimit që paguajnë qytetarët është tejet e madhe dhe për këtë arsye Qeveria në këtë drejtim duhet qartë të prononcohet se cila palë  mbështet,  ata, apo qytetarët e pakënqaur” – u shpreh Marijan Ristevski nga Konfederata e Organizatave Sindikale.  

Nga Oda e Përmbaruesve në ndërkohë vlersojnë se nuk hapësirë reale për të ndalur punën e tyre. Madje  as në propozim ligjin e ri të  ministrisë së drejtësisë nuk parashikohet heqja e përmbarimit të detyrueshëm, por vetëm kthimi i procedurës së vjetër të përmbarimit klientë, noter, përmbarues dhe heqja e pagesës së borxheve jashtë procedurës së përmbarimit e cila zbati një vit.

“Me propozim ndryshimet e ligjit për përmbarim parashikohet të hiqet pagesa e borxheve të qytetarëve jashtë procedurës së përmbarimit, sepse kjo fare pak dha rezultate për shlyerjen e vërtet të borxheve që kanë qytetarët ndaj klientët. Kjo është fal kufizimit tonë në ligjin aktual të përmbarimit, i cili na detyron fillimisht ti lusim qytetarët të shlyejnë borxhin e mandej ti përmbarojmë” – thotë Kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Dimov.

Për konteste të ndryshme jurdike  në vlerë prej 5 deri më 10 mijë euro parashikohet dhe angazhim i  detyrueshëm i avokatëve gjatë procedurës së përmbarimit. Deri tani nuk dihet se a do të ketë rrijte ose ulje e çmimit për përmbarim. Veprimtaria përmbaruese në Maqedoni është në fuqi prej vitit 2006 dhe kete punë e ushtrojne gjithsej 99 përmbarues. (Rexhep Qamili, TVM2)