Plazhi i Pensakolës “zaptohet” nga peshkaqenët
Pensakola është vend i rrezikshëm për tu larë, pasi në çdo pëllëmbë ujë mund të hasësh në një peshkaqen.........

Në plazhet e Pensakolës, peshkaqenët mund t’i gjesh gjithandej, çdo njollë e errët që shikoni në ujë, është një peshkaqen. Pensakola është vend i rrezikshëm për tu larë, pasi në çdo pëllëmbë ujë mund të hasësh në një peshkaqen.
Zack Sida, shëtit turistët që dëshirojnë të shohin nga afër sisorët e frikshëm, ai thotë se numri i peshkaqenëve është shtuar ndjeshëm vitet e fundit.
Përveç peshkaqenëve, këtu gjen edhe shumë delfinë. Madje edhe një breshkë e madhe uji tërheq vëmendjen e turistëve. Por, gjithsesi atraksioni i vërtetë janë peshkaqenët e shumtë të mbledhur në një vend.
Edhe pse plazhi në Pensakola është tepër i bukur, deri tani askush nuk ka bërë gabim të provojë këto ujëra e të notojë përkrah peshkaqenëve.
Madje edhe trafiku i varkave që është i shpeshtë këtu, bëhet larg vendqëndrimit të peshkaqenëve, sepse të gjithë duan të ndjehen të sigurt gjatë shëtitjeve të tyre në det. (Merita Gashi, TVM2)