Qeveri, sot pritet riformatimi i qeverisë

25.11.2017 14:10

Sot pritet plotësimi i kabinetit qeveritar....

Sot pritet plotësimi i kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, ministrit pa resor dhe zv.ministrit të Arsimit.

Edhe më tej mbetet e hapur mundësia e riformatimit më të gjerë dhe ndryshime të resorëve mes partive të koalicionit. Çështja ka mbetur pezull prej disa javësh, që kur anëtarët e Qeverisë u zgjodhën në krye të institucioneve të pushtetit lokal.

Aleanca për Shqiptarët këmbëngul që edhe më tej të drejtojë dikasterin e Shëndetësisë duke propozuar emrin e Vullnet Feratit por vetë kryeministri Zaev kishte deklaruar se do të shqyrtohen edhe propozime dhe emra të tjerë.