Lëvizja “Vetëvendosje” kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetëve të saj
25.11.2017 20:15
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të saj, Albin Kurti....

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të saj, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi tha se gjykatësi që ka lëshuar urdhërarrestin për deputetët Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi, ka bërë vepër penale. Ai, tha se më 22 nëntor VV ka bërë kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues në rastin e deputetëve të saj për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, derisa ende pa marrë asnjë përgjigje, gjykatësi ka lëshuar urdhërarrestin për Kurtin, Haxhiun e Kadaj-Bujupin.
