Pakistan, në përleshje me demonstruesit vritet një polic

25.11.2017 19:17

Të paktën një polici ka humbur jetën, kurse 67 të tjerë u plagosën....

Të paktën një polici ka humbur jetën, kurse 67 të tjerë u plagosën gjatë një përleshjeje mes policisë dhe demonstruesve në kryeqytetin pakistanez Islamabad.

Sipas mediave vendase, në Islambad për tre javë kanë vazhduar protestat për shkak të një vendimi gjyqësor, i cili anulon vendimin për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Pas intervenimit të sotëm të rreth tetë mijë forcave të sigurisë, erdhi deri tek përplasja.

Gjatë konfrontimit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, kurse protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë. Me këtë rast, një polic u plagos rëndë në kokë, i cili ndërroi jetë pak pas kësaj.

Gjatë trazirave u plagosën 14 policë dhe 53 demonstrues. Gjykata Supreme e Pakistanit në Islamabad, në fillim të muajit shfuqizoi vendimin e diskutueshëm për ndryshimet në ligjin zgjedhor.