Kuvend, VMRO dhe LSDM përplasen për ligjet me procedur të shkurtër

25.11.2017 19:35

Në seancën e sotme kuvendore, deputetët e miratuan nevojën për aprovimin e shtatë ligjeve....

Në seancën e sotme kuvendore, deputetët e miratuan nevojën për aprovimin e shtatë ligjeve që sot ishin në rend dite, propozim ligjin për siguri pensionale dhe invalidore, ligjin për sigurimin shëndetësor, ligjin për kontribute, ligjin për akciza, ligjin për Këshillin gjyqësor, ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, ligjin për Këshillin për konfirmimin e fakteve. 

Nga VMRO-DPMNE reagojnë për mënyrën e sjelljes së ligjeve. Deputeti Ilija Dimovski thotë se qeveria duhet të heq dortë nga sjellja e ligjeve në procedure të shkurtër. 

Por nga LSDM reaguan, duke thënë se për këto ligje është debatuar më pare si dhe ligje të cilat duhet urgjentisht të miratohen. 

“Të marrim detyrë që në periudhën e ardhshme tre mujore mos të jenë se paku gjysa e ligjeve me procedure të shkurtër. POpër momentin 90% e ligjeve votohen me procedure të shkurtër, kjo nuk është e mire as si praktikë por as si drejtim. Jut ë gjithë jeni në muajin e mjaltit dhe në ndjenën e euforiës dhe pushtetit, por do tu shtohen problemet, vonë do të reagoni kur do të kalojë treni.” – tha  Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE

“Thamë që disa ligje, siç ishin ligjet nga periudha e kaluar për të cilat kemi bërë propozime, kemi debatuar, pajtohemi të votohen me procedure të shkurtër, për shkak se debate rreth atyre ka pasur. Ndërsa ky grupi tjetër i ligjeve që janë në sferën e financave dhe sigurimit shëndetsor janë për anulimin e vendimeve jo ligjore”- deklaroi Tomisllav Tuntev nga rradhët e LSDM-së.

Ligji për rrtijen e akcizës ka përplasur pushtetin me opozitën. Përderisa ministry I financave arsyeton se me këtë ligj do të shtohen të ardhurat buxhetore si dhe do të ndikojë në uljen e ndotjes.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së këtë arsyetim e quajtën qesharak dhe nënçmues

“Rekomandimet e BE janë se akciza e naftës të jetë në vlerë të 0.33 centë, për momentin është 0.20 centë, ndërsa me  rritjen do të kjetë në vlerë 0.26 centë dhe përsëri akciza e naftës do të jetë më e ulëta në rajon. Gjithashtu BE këtë e rekomandon edhe për shkak të uljes së ndotjes, të cilën e bëjnë këto derivate.  Është me rëndësi të thuhet se me këto ndryshime do të realizohen edhe të ardhura shtesë në buxhet” – tha ministri i financave, Dragan Tevdovski,

“Të thuhet se rrrijta e akcizave të derivative të naftës është për tu ulur ndotja, ndërsa ju në periudhën parazgjedhore në asnjë masël për uljen e ndotjes nuk e keni theksuar rritjen e akcizës. Ju lutem mos bëni kështiu, kjo është qesharake dhe nënçmuese për ne dhe qyterarët” – deklaroi Liljana Kuzmanovska  nga rradhwt e VMRO –DPMNE-sw.

Gjatë séances së sotme Kuveni emëroi edhe zëvendës sekretarët e përgjithshëm të Parlamentit të RM-së, Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar dhe Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues.

Në këtë séance filloi debate edhe per zgjedhjen e kryeprokurorit t RM-se Ljubomir Joveski. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski në fjalimin e tij akuzoi pushtetin se nuk po mban premtimin e dhënë që kryeprokurori të propozohet nga ana e opozitës. Pas fjalimit të tij kryparlamnetari Xhaferi ndërpreu seancën duke thekssuar se për vazhdimin e të njejtës do të njoftojë në mënyrë plotësuese. (Ersan Pajaziti, TVM2)