Qeveria, 4 milion euro për subvencionimin e fermerëve
Deri në fund të vitit do të nënshkruhen 424 marrëveshje për mbështetje të bujqve....

Deri në fund të vitit do të nënshkruhen 424 marrëveshje për mbështetje të bujqve. Dhjetë mijë eurot e parapara të pakthyeshme, do të mund të shfrytëzohen për furnizim të mekanizmit të ri dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja.
60 bujq të rinj nga rajoni i Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe Velesit nënshkruan marrëveshjet e para për marrje të këtyre fondeve me të cilat do të mund të hapin biznes personal.
Ministri i bujqësisë Ljupqo Nikollovski tha se vitin e kaluar janë nënshkruar vetëm 124 kontrata për të njëjtën masë.
"Kjo masë ka ekzistuar edhe në vitet e kaluara, ne do veprojme sipas kriterit, 'kush vjen i pari, shërbehet i pari', që ka hapur dyshim se këto para përfundojnë te bujqit e duhur. Politika jonë agrare është e qartë, çdo denarë nga subvencionet duhet t'i paguhet bujqve të vërtetë.Për këtë qëllim, në Programin e Zhvillimit Rural të këtij viti ne kemi përzgjedhur kriterin e mëparshëm dhe kemi prezantuar kritere të reja me qëllimin e vetëm të këtyre 10.000 eurove të pakthyeshme për të përfunduar me ata fermerë të rinj që vërtet duan të merren me bujqësinë, të cilët do të përdorin paratë për investime serioze, do të prezantojë teknologji të reja nga të cilat do të përfitojë prodhimi i përgjithshëm bujqësor ", - tha ministri i Bujqwsisw, Ljupço Nikolovski.
Në pajtim me masën qeveritare 122 nga programi nacional për zhvillim rural, të drejtë për aplikim kanë bujqit deri në moshën 40 vjeç, të evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore jo më shumë se 18 muaj. (Gyltene Sinani, TVM2)
