Ministri Xhafaj, policia po punon në gjetjen e ish- oficerëve
Pas skandalit të dekonspirimit të operacionit për arrestimin e 3 funksionarëve të policisë....

Pas skandalit të dekonspirimit të operacionit për arrestimin e 3 funksionarëve të policisë, të lidhur me bandën e habilajve, Ministri ii Brendshëm Fatmir Xhafaj mohon gjithccka. Xhafaj thotë se strukturat e policisë janë informuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në 22 nëntor, pikërisht kur nis operacioni për ndalimin e 3 ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës Jaeld Celës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohila.
Ministri tha se Policia po punon për gjetjen e ish oficerëve të Policisë dhe çdokush që ka shpërdorurar detyrën, duhet të përballet me drejtësinë. Ministri I brendshëm paraljamëroi gjithashtu goditjen e grupeve kriminale, për të cilat tha se do të goditen me forcën e ligjit.
Reagimi i Xhafajt vjen vetëm dy ditë pas akuza të opozitës se operacioni për arrestimin e Jaeld Celës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilas, u dekonspirua nga Ministria e Brendshme. Tre ish-funklsionarët e mësipërm, dyshohet se kanë ndihmuar vëllezërit habilaj rtë trafikonin disa ton drogë.
Në aktivitetin kriminal të tyre, dyshohet se është implikuar edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri. (Luljeta Ndoka, TVM2)
