KUMANOVË

Kumanova sërish përballet me krizë të ujit!

01.07.2014 17:27

Situata e re, e krijuar me mungesë të ujit, ka mbledhur sot Këshillin Komunal të Kumanovës për të debatuar rreth situatës së re të krijuar..........

Edhe përkundër faktit se të dy pendët akumuluese, e Likovës dhe Gllazhnjës, janë përplot të mbushura me ujë, tashmë 10 ditë në disa pjesë të qytetit të Kumanovës, e sidomos në ato më të lartat, nuk ka ujë për pije. Një gjë e këtillë vërehet edhe në lagjen Çerkez. Banorët e Çerkezit detyrohen të shkojnë në Kumanovë për t’i mbushur bidonët e tyre me ujë për pije.

Situata e re, e krijuar me mungesë të ujit, ka mbledhur sot Këshillin Komunal të Kumanovës për të debatuar rreth situatës së re të krijuar. 

Gjatë gjithë debatit të sotëm, faji u hodh te Ndërmarrja Publike, Ekonomia e Ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës”, që drejtohet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë që nga kjo Ndërmarrje akuzojnë ndërmarrjen simotër “ Ujësjellësi”, që drejtohet nga kuadër i LSDM-së, për shkak të mospagesës së borxheve, mirëpo thonë se megjithatë arsyet do t’i zbardhin gjatë ditës së nesërme.

Kriza me ujë tashmë 5 vjet është prezent në qytetin e Kumanovës edhe për shkaqe politike. (Nexhat Aqifi, TVM2)