Maqedoni
Rasti ”Kumanova”, Raufi: Hetim ndërkombëtarë, para gjykimit në apel
26.11.2017 14:09
Hetimi ndërkombëtare për rastin e Kumanovës do të fillojë në periudhë sa më të afërt kohore edhe atë para se lënda të kalojë në shkallën e dytë...

Hetimi ndërkombëtare për rastin e Kumanovës do të fillojë në periudhë sa më të afërt kohore edhe atë para se lënda të kalojë në shkallën e dytë atë të Gjykatës së Apelit vlerëson avokati mbrojtës Naser Raufi.
Ai sqaron se Neni 38 i Ligjit për ndihmë juridike ndërkombëtare parasheh formimin e ekipeve hetuese të përbërë nga prokurorë dhe ekspert ku është e paraparë të marrin pjesë edhe vendet ,shtetasit e të cilëve janë të përfshirë në këtë procedurë.
“Mendoj se kjo do të bëhet para se lënda të jetë në Gjykatën e Apleit. Mendoj se në periudhën që vijon shpejtë do të formohet ky ekip hetues që do të udhëhiqet nga ana e prokurorisë për krim të orgnaizuar sipas nenin 38 të Ligjit për ndihmë juridike ndërkombëtare dhe me këtë ky ekip shumë shpejtë do të fillojë me punë.Sipas Ligjit për ndihmën juridike ndërkombëtare është e paraparë që të formohen ekipe hetuese prej personave të involvuar gjegjësisht shteteve që kanë të akzuar në këtë lëndë”, shprehet avokati mbrojtës Naser Raufi.
Sipas Raufit ky proces duhet të inicohet nga Ministri i Drejtësisë ashtu siç ka premtuar pasi është mënyra e vetme që të zbardhet e vërteta.
“Kjo procedurë duhet të inicohet dhe është e premtuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë,vet Ministri personalisht e deklaroi këtë punë por edhe ne si palë mbrojtëse e kemi kërkuar formimin e ekipit hetues për këtë rast dhe jam i bindur se dot të formohet ky tim se është sepse është mënyra e vetme që rasti të zbardhet deri në fund”, shprehet avokati mbrojtës Naser Raufi.
Raufi njofton se akoma nuk ka pranuar aktgjykimin për rastin në fjalë,vendim të cilin duhet ta ankimojnë. Gjykata e shkallës së parë për këtë rast për veprën” Terorizëm” dhe “Organizim terrorist”shpalli fajtorë 33 të akuzuar.
7 prej tyre dënoi me burg të përjetshëm ndërsa vendosi për 746 vite burg ndërsa shpalli të pafajshëm 4 persona.
Në rastin Kumanova më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 mbetën të vrarë 8 pjestarë të policisë dhe 10 pjestarë të grupit.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
