Maqedoni

Dimitrov, nuk kemi frik për negociata me Greqinë

26.11.2017 15:44

Maqedonia nuk duhet të ketë frikë të hyjë në negociata për emrin me Greqin në përpjekje për të kapërcyer dallimet...

Maqedonia nuk duhet të ketë frikë të hyjë në negociata për emrin me Greqin në përpjekje për të kapërcyer dallimet, por në bisedime duhet të hyjë me besim të fort dhe pa frikë deklaroi Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov për Radion Evropa e Lirë.
 
“Nuk do të negociojmë nga frika dhe nuk mund të dalim me vendim që do të na i mbulojë shqetësimet kryesore. Duhet të gjejmë zgjidhje që të dyja palët të dalin me ndjenjën se e kanë mbrojtur më të rëndësishmen”, shprehet ministri i jashtem Nikolla Dimitrov.
 
Ndërsa sa i përket gadishmërisë së qeveris dhe nëse edhe nga pala greke do të ketë reciprocitet gjatë ndryshimit eventual të emrave të autostradës, monumenteve dhe rishikimin e teksteve shkollore, Dimitrov  tha se në qeveri për këtë çështje nuk është biseduar.
 
“Me rëndësi është që të kuptohet se patriotizmi nënkupton shqetësim për shtetësinë dhe është thelbësore që të hiqen argumentet e atyre forcave politike në Greqi që kanë interes të vazhdojnë bllokadën”, shprehet ministri i jashtem Nikolla Dimitrov. 
 
Dimitrov njëherit theksoi se edhe Koxias është prononcuar se ky do të jetë proces i dyanshëm.
 
GYLTENE SINANI