Ekonomi
Buxheti për vitin 2018, Angjushev: Ulim papunësinë, rritim rrogat
26.11.2017 17:16
Qeveria është e angazhuar për uljen e papunsisë dhe rritjen e pagave andaj në buxhet janë paraprë mjete për rritjen ne rrogave...

Qeveria është e angazhuar për uljen e papunsisë dhe rritjen e pagave andaj në buxhet janë paraprë mjete për rritjen ne rrogave, por pagë mesatare prej 500 euro Maqedonia mund të ketë vetëm pas 3 viteve, thotë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Sipas tij do të stimulohen kompanitë që do të japin rroga më të larta për punëtorët. 20% e buxhetit janë paraparë për stimulimin e vendeve të reja të punës të cilëve do tu jepet rrogë më e madhe se 18.000 denarë.
“Qëllimi është që të rriten të ardhurat personaole të qytetarëve dhe se nuk do të stimulohet asnjë kompani asnjë subject në RM që nuk do të jep rrogë adekuate për qytetarët. Rroga nën 18.000 denarë nuk do të stimulohen. Sot paga mesatare është diku 22.000 denarë, pra ne jemi 8000 denarë larg nga mesatarjae 30.000 denarëve dhe mendoj se me anë të këtyre masave në tre vitet e ardhshme do të mbërijmë që rroga mesatare të jetë 500 euro”, shprehet zv/kryeministri Koco Aangjushev.
Buxheti I vitit 2018 parasheh 585 miljon denarë për thithjen e investimeve të huaja, ndërsa 900 miljon denarë për kompanitë vendore dhe grinfilld investime. Sipas Angjushev me këtë për here të pare në Maqedoni kompanitë vendore do të jenë të njejta me të huajat.
Me Buxhetin e vitit 2018 do të sigurohet klimë më e mirë ekonomike, do të shkurtohen shpenzimet dhe beneficionet e politikanëve ndërsa paratë do të shkojnë për qytetarët u shpreh zv kryeministri Angjushev.
“Kemi ulje për 91% të shpenzimeve jo produktive. Është e qartë se për të determinuar mjete për zhvillim ekonomik duhet patjetë[r diku të shkurtoni. Shkurtimi u bë në kampanjat jo produktive të marketingut, u bë në shpenzimet jo produktive, dikur shpenzime politike të mjeteve të qytetarëve të Maqedonisë, me qëllim që të sigurohen sa më shumë para për të ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve”, shprehet zv/kryeministri Koco Aangjushev.
Angjushev gjithashtu informoi se për lehtësimin e mjedisit të biznesit, ndryshimin e legjislacionit, si një problem kyç për bizneset janë paraparë 40 miljon denarë.
ERSAN PAJAZITI
