Maqedoni
OVLK dhe SHVL-UÇK, mirënjohje për ata që ndihmuan luftën e Kosovës
26.11.2017 17:40
Organizata e veteranëve të luftës së Kosovës në bashkëpunim më SHVL-UCK në Maqedoni ndau mirënjohje për ish luftëtarët e Maqedonisë...

Organizata e veteranëve të luftës së Kosovës në bashkëpunim më SHVL-UCK në Maqedoni ndau mirënjohje për ish luftëtarët e Maqedonisë që ishin pjesë aktive në luftën e Kosovë.
Ata sot nuk janë në mesin ton por gjaku i tyre dhe puna e pa lodhshme e tyre janë rezultat që Kosova është shtet I pavarur dhe demokratik u shprehën me këtë rast organizatorët.
Ndërsa njëri ndër themeluesit e UCK-së së Kosovës Ali Ahmeti u shprehe se kjo që po bëjmë ne për këto është e paktë pasi ata meritojnë shumë më shumë, dhe sipas tij ky është viti jubilar pasi mbushen 20 vite nga dalja ne skenë e UCK-së.
“Ky është një vit jubilar mbushen 20 vite nga dalja në skenë e UCK-ës një nga moment më të rëndësishme që përmbyll të gjitha thashethemet e kohës se gjoja se të gjitha këto veprimtarit që bëheshin në emër të çlirimit dhe organizimi ushtarak I bënte vet Serbia ,me qëllime dhe prapa vit të caktuar për të mohuar lirin dhe të drejtat organizative të shqiptare të asaj kohë ,dhe ky ishte një moment nga më të rëndësishmit dhe vendimtare për të dhënë hovë organizimit , për ti dhënë organizmit të duhur edhe mjetet e duhura sepse pa mjete të duhura edhe rezistenca nuk organizoheshe”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga ana tjetër zv. Kryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika theksoi se këto dekorata dhe mirënjohje jepen për djemtë më të mirë të popullit shqiptar në Maqedoni të cilët në as një çast nuk kursyen as jetën e tyre për të çliruar Kosovën.
“Në kuadër të festive të nëntorit , në bashkëpunim me Organizatën e veteranëve të luftës së Kosovës ,u vendos që të shpërndajmë mirënjohje për kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë që kanë dhënë në Kosovë, dhe si e tillë u pa që këtë radhë të dekorohen familjet e dëshmorëve ,të cilët kanë ra në Kosovë,dhe për disa veprimtarë që kanë qenë pakë më të spikatur gjatë luftës së Kosovës”, shprehet zv/kryeministri Hazbi Lika.
Ndërkohë nga Organizata e veteranëve të Kosovës u shprehën se Kosova sot është e pavarur falë gjakut të dëshmorëve të kombit.
“Ne si Organizatë e Veteranëve të luftës së UCK-së,kemi marrë një vendim pikërisht për vitin jubilar 20 vjetorin e daljes në skenë e UCK-ës,ti ndajmë disa dekorata për ata dëshmor që thanë më të shtrenjtën e tyre për vendin tyre për vëllezërit dhe për Kosovën. Sot Kosova është shtet I pavarur falë gjakut tyre dhe punës dhe sakrificës që kanë bërë për vendin ton”, shprehet kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës në Kosovë, Hysni Guxati.
Mirënjohje u ndanë për Ismet Jasharin,Beqir Limanin,Mujdin Aliu,Zeqirja Dardhishta,Remzi Xhaferi,Shabi Kajolli,Aliriza Selmani,Ismet Mustafa dhe për Safet Ajetin.
VISAR SADIKU
