Maqedoni

Rasti ”Titanik”, Edmond Themelko në arrest shtëpiak

26.11.2017 18:09

Kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Themelko pritet që nesër të del nga burgu hetues në Shutkë dhe të qëndrojë në arrest shtëpiak...

Pasi Gjykata Themelore Shkupi – 1, të premten ia vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë të tjera, dje Këshilli penal e tjetërsoi vendimin dhe morri masë më të butë, gjegjësisht arrest shtëpiak për Temellkon.

Prokuroria Speciale u dakordua që kryetari i Pustecit për shkak të gjendjes shëndetësore të qëndrojë në arrest shtëpiak. Ndryshe Temellko para dy muajve u dërgua në burgun e Shutkës pasi u vërtetua se edhe pse nuk guxon të largohet nga vendi, ka udhëtuar në Shqipëri me letërnjoftim shqiptarë.

Ai akuzohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski i Martin Protugjer.