Maqedoni

VMRO – DPMNE, shtrenjtimi i akcizave, LSDM varfëron qytetarët

26.11.2017 19:00

VMRO – DPMNE, ndërkohë, akuzon LSDM- në se me rritjen e akcizave të derivative të naftës drejtpërdrejtë varfëron qytetarët...

Sipas kësaj partie qytetarët i ndjejnë politikat e dëmshme dhe janë të vetëdijshëm se janë të manipuluar nga LSDM-ja.
 
“Shpenzimet te të gjitha familjet pa dallim se a vozisin automobile me naftë apo udhëtojnë me autobus do të rriten për plus sa një rrogë prej 12.000 denarëve, rrogë e cila do ti mirret qytetarëve. Kjo do të ndjehet edhe në transportin në qytet por edhe në transportin transit ku udhëtimi jashtë qytetit veçmë ka filluar të shtrenjtohet, do të ndjehet edhe te taksistët por edhe te prodhimet bujqësore, pasi që bujqit do të jenë të detyruar të paguajnë naftë më të lartë”, shprehet deputeti i VMRO –DPMNE-së, Darko Kostovski.