Botë

Të paktën 13 të vdekur gjatë një ofensive të forcave siriane kundër kryengritësve në Damask

26.11.2017 19:27

Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën gjatë një ofensive të forcave qeveritare siriane dhe aleatëve të tyre kundër bastionit të fundit...

Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën gjatë një ofensive të forcave qeveritare siriane dhe aleatëve të tyre kundër bastionit të fundit të madh të kryengritësve në rajonin e Damaskut, kumtoi Qendra siriane për mbikëqyrje të të drejtave të njeriut.
 
Qendra shtoi se armata siriane, pasi para dy javësh, me mbështetjen e aviacionit rus, filloi ofensivë për ndërmarrjen e rajonit Guta Lindore, të kontrolluar nga kryengritësit, gjatë bombardimeve dhe gjuajtjeve artilerike e humbën jetën të paktën 123 persona, midis të cilëve 26 fëmijë.
 
Guta Lindore është një prej disa "zonave për deeskalim" në Sirinë perëndimore, ku me ndërmjetësimin e Rusisë janë nënshkruar marrëveshje për uljen e intensitetit të luftimeve midis kryengritësve dhe forcave të presidentit Bashar al Asad./mia