Maqedoni
Rasti “Ryshfeti”, gjykata e apelit vendos për dëshmitë
27.11.2017 10:47
Gjykata e Apelit pritet që të vendos nëse video-incizimet nga masat e veçanta hetuese të publikuara në Youtube do të munden të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti....

Avokatët e Zaevit kërkuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1, që ky inçizim të ndahet nga dëshmitë, pasi që është publikuar në disa media, ndërkaq bëhet fjalë për inçizim të fshehtë. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës kanë dorëzuar ankesë deri te Gjykata e Apelit.
Ndryshe, në këtë lëndë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet. Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.
