Botë

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut: Rusia i ka vrarë 53 civilë në Siri

27.11.2017 11:16

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka deklaruar se nga sulmet ajrore të Rusisë janë vrarë së paku 53 civilë, përfshirë 21 fëmijë...

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka deklaruar se nga sulmet ajrore të Rusisë janë vrarë së paku 53 civilë, përfshirë 21 fëmijë, dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Sulmi ka ndodhur në një fshat në pjesën lindore të Sirisë, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik. Ky observator tha se sulmet kanë ndodhur dje në provincën Deir al-Zor.

Shefi i këtij observatori, Rami Abdel Rahman ka thënë se nga sulmet janë goditur “ndërtesat e banimit” në fshatin Al-Shafgah, në bregun lindor të lumit Eufrat.

Por Ministria e mbajtjes e Rusisë, ka hedhur poshtë akuzat se sulmet ajrore të Moskës kanë vrarë civilët sirian.  Ministria e ka quajtur raportin e observatorit për të drejta të njeriut “një gënjeshtër të radhës”, duke shtuar se shënjestrimet e ushtrisë ruse janë vetëm për “zonat që nuk janë të populluara dhe për grupin ndërkombëtar terrorist”.

“Aeroplanët e ushtrisë Ruse, nuk kanë sulmuar Al-Shafah në provincën Deir Ezzor”, thuhet në deklaratë. Më shumë se 340 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2011.