Futboll

Gjermania vuan, por kalon

01.07.2014 21:37

Gjermania ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Kampionatit Botëror pas fitores së vështirë (2-1) kundër Algjerisë...

Gjermania ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Kampionatit Botëror pas fitores së vështirë (2-1) kundër Algjerisë, të cilën e arriti në shtesë.
 
Algjerianët luajtën më mirë në minutat e para duke e rrezikuar portën e Neuer. Madje arritën të shënojnë, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.
 
Me kalimin e minutave, Die Mannschaft arritën të ktheheshin në lojë duke e detyruar portierin Mbolhi që të reagonte. Përmendim rastet e Gotze dhe Muller, të cilët u ndalën nga portieri algjerian.
 
Në fraksionin e dytë ra paksa tempi i lojës, mirëpo kur po afrohej faza finale e kohës së rregullt, gjermanët u përpoqën ta fitonin ndeshjen.
 
Ata patën raste me anë të Schëeinsteiger, Muller e Schurrle, por edhe algjerianët kanë mundur të ndëshkonin me shanset e tyre.
 
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u angazhua nga minuta e parë, mirëpo gjatë ndeshjes pësoi një lëndim dhe u zëvendësua në pjesën e dytë (70’, Sami Khedira).
 
Porsa filluan vazhdimet, gjermanët kaluan në epërsi. Thomas Muller ishte më meritori, pasi ai e nxori në rast Andre Schurrlen, i cili realizoi (92’).
 
Mesut Ozil e konfirmoi kualifikimin me golin e dytë (119’), ndërsa Algjeria shënoi një gol në (120′ + 3) me anë të Abdelmoumene Djabou.