Botë
Rumani, protesta anti-qeveritare
27.11.2017 14:13
Rreth 20 mijë manifestues marshuan para ndërtesës së parlamentit në Bukuresht...

Ata protestojnë kundër ndryshimeve, që propozon qeveria në sistemin e drejtësisë dhe sistemin e tatimit të pagave.
Ndryshimet kontestohen nga shoqëria civile por edhe nga Komisioni Europian.
Demonstruesit thanë se ndryshimet që kërkon të realizojë partia Social Demokrate në pushtet, do ta vendosin sistemin e drejtësisë nën kontroll politik dhe do të minojnë përpjekjet anti-korrupsion.
Mes protestuesve ishte edhe Ish-Kryeministri Kiolos.
