Maqedoni

Fakultetet e sigurisë Maqedoni – Kosovë, marrëveshje për shkëmbim të praktikave studimore

27.11.2017 14:37

Përforcohet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kosovës...

Përfaqësuesit e fakulteteve për siguri të të dyja vendeve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilën në të ardhmen do të shkëmbejnë programet dhe praktikët e tyre studimore. Dokumenti parashikon në të ardhmen mundësi aplikimi për fonde europiane, që do të mundësojnë  shkëmbimin e studentëve dhe të profesorëve.
 
“Mundësia jonë qëndron tek paraqitja jonë e përbashkët para Komisionit Europian për projektet studimore të Erasmus dhe Ersasmus plus, që do të na mundësojnë në të ardhmen, me ndihmën e BE-së, të bëjmë ndërrimin e studentëve dhe të profesorëve”,- deklaroi dekani i Fakultetit për Siguri – Maqedoni, Nikolla Dujovski.
 
“Në shumë takime të përbashkëta me kolegët e Maqedonisë dhe të rajonit kemi biseduar që ta bëjmë këtë marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimeve tona institucionale”,- tha drejtori i Akademisë për Siguri Publike – Kosovë, Ismail Smakiq.
 
“Besoj që ky akt i sotëm dëshmon një shembull të mirë për faktin që dy vendet fqinje kanë shumë çfarë të ndajnë me njëri-tjetrin, e sidomos në aspektin e sigurisë, sepse siguria është sfida e madhe për të gjithë dhe ne si fqinjë të parë besoj që e ndajmë një aspiratë për të qenë së bashku në frymën e bashkëpunimit euroatlantik dhe kjo është një dëshmi konkrete e këtij bashkëpunimi”,- u shpreh ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.
 
Nënshkrimi i sotëm bëhet me rastin e shënimit të Fakultetit për Siguri të Maqedonisë në 40 vjetorin e themelimit të tij.
 
REXHEP QAMILI