Futboll
SHBA-Belgjikë për vendin e fundit në çerekfinale
01.07.2014 21:39
Belgjika vjen plotë me probleme në këtë përballje, përvec mbrojtësit Van Den Borre...
Belgjika vjen plotë me probleme në këtë përballje, përvec mbrojtësit Van Den Borre mund të mos kenë kapitenin VIncent Kompany, mbrojtësin Thomas Vermalen si dhe mesfushorin Marouine Fellaini.
Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zbresin në fushë për të përcaktuar se cila prej tyre do të jetë skuadra e fundit cerekfinaliste e Brazil 2014.
Në Arena Fonte të Salvadorit kombëtarja e drejtuar nga Marc Wilmots do të kërkojë të mbrrijë sërish në çerekfinalet e një Kupe Bote që pas vitit të largët 1986, ndërkohë që Amerika e Jurgen Klinsmann edhe pse përpara startit të Botërorit kishte pak shanse për të avancuar në raundin tjetër për vetë faktin se bënte pjesë në një grup me Gjermaninë dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos, ashtu sic bëri me luzitanët do të mundohet të nxjerrë jashtë edhe djajtë e kuq që përbëhen nga një brez i artë talentesh.
Si Belgjika ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë Botëror nuk shquhen si skuadra që shënojnë shumë për vetë faktin se mbyllën fazën e grupeve me nga vetëm 4 gola të realizuar megjithatë duke ditur që kjo sfidë luhet në Arena Fonte Nova të Salvadorit një impiant në të cilin deri tani janë zhvilluar 4 ndeshje dhe janë shënuar plotë 21 gola e bën të paparashikueshme këtë sfidë.
Belgjika vjen plotë me probleme në këtë përballje pasi përvec mbrojtësit Van Den Borre që i ka dhënë lamtumirën Botërorit për arsye dëmtimi dhe Steven Defour që është skualifikuar djajtë kuq rrezikojnë të mos kenë të gatshëm për këtë sfidë kapitenin VIncent Kompany, mbrojtësin Thomas Vermalen si dhe mesfushorin Marouine Fellaini.
I sigurt është fakti që Hazard, De Bruyne dhe Mertens do të mbështetesin sulmuesin e vetëm që do të jetë një mes Lukakut dhe Origi. Më pak alarmante situata te Shtetet e Bashkuara të Amerikës megjithatë gjëndja e mesfushorit Jermaine Jones po shqetëson jo pak trajnerin Klinsmann me këtë të fundit që do të vendosë vetëm pak përpara fillimit të sfidës nëse do ta hedhë në fushë ish lojtarin e Schalkes.
Lajm i mirë për trajnerin gjerman është se sulmuesi Jozy Altidore është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në sfidën e parë me Ganën dhe mund të luajë për disa minuta, ndërkohë që ashtu si në përballjen me Gjermaninë edhe për këtë sfidë Omar Gonzales e ka fituar betejen me Cameron në qëndër të mbrojtjes dhe do ta nisë si titullar.
Kjo do të jetë përballja e dytë në një Kupe Bote mes këtyre dy skuadrave pas asaj të 84-viteve më parë në Uruguaj 1930 ku Amerika e mposhti Belgjikën me rezultatin e pastër 3-0. Ajo sfidë mbahet mend ende pasi është e vetmja fitore që Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar përballë europianëve pasi 4 sfidat miqësore që janë zhvilluar më pas Belgjika i ka fituar të gjitha, e fundit 1 vit më parë në Ohio me shifrat 4-2.
Por edhe pse statistikat favorizojnë ndjeshëm djajtë e kuq në një Botëror si ky që kemi parë deri tani asgjë nuk mund të merret si e sigurt, dhe Hazard me shokë për tiu afruar sadopak suksesit të Belgjikës së vitit 1986 që me një talent të padikutueshëm si Enzo Scifo në skuadër e mbylli Botërorin në vendin e katërt, duhet të derdhin djersë.